Komuna e Prishtinës ka ndërprerë masën të cilën e mori para dy dite që asnjë veturë mos të hyjë për qarkullim në qendër të Prishtinës.
Sipas një komunikate për media thuhet se duke parë që indeksi i cilësisë së ajrit është përmirësuar atëherë nga ora 18:00 veturave ju lejohet qarkullimi.
“Duke e pasur parasysh këtë fakt, Komuna e Prishtinës ka marr vendim që nga ora 18:00 e ditës së sotme të ndërpritet masa për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në Zonën Qendër”.
“Në këto momente, AQI (Indeksi i Cilësisë së Ajrit), sipas matësit të cilit iu kemi referuar në vendimin paraprak, ka rënë në vlerën 61”, thuhet ndër tjerash në komunikat.
Ne fund komuna ka falënderuar qytetarët për respektimin e vendimit paraprak gjatë këtyre dy ditëve! /Insajderi.com