48 raste të reja dhe dy të vdekur nga Covid-19 në Mal të Zi

48 raste të reja dhe dy të vdekur nga Covid-19 në Mal të Zi

Mediat malazeze bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotshme janë shënuar edhe 48 raste të reja me Covid-19, si dhe kanë humbur jetën edhe dy persona si pasojë e këtij virusi, njofton Insajderi.

Në Mal të ZI, numri i përgjithshëm i të vdekurve me Covid-19 ka shkuar në 30 persona.

Aktualisht Mali i Zi është vendi i cili qëndron më së miri sa i përket menaxhimit të pandemisë Covid-19./Insajderi.com