Banka Qendrore: Gjysma e kosovarëve në borxhe

Sipas këtij raporti gjysma e kosovarëve janë në borxhe.

Banka Qendrore: Gjysma e kosovarëve në borxhe

Afër 40 për qind e huamarrësve në Kosovë, kanë problem me mbingarkesë të borxhit, ku vlera e këstit mujor tejkalon mbi 50 për qind të hyrave mujore neto.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), afër 40 për qind e huamarrësve në Kosovë, përfshirë këtu ekonomitë familjare dhe ndërmarrjet, kanë problem me mbingarkesë të borxhit, ku vlera e këstit mujor tejkalon mbi 50 për qind të hyrave mujore neto.

Ekonomitë familjare, sipas BQK-së, kishin më shumë raste të mbingarkesës me borxh, ku 44.7 për qind e tyre shpenzuan më shumë se 50 për qind të hyrave për pagesë të kësteve në krahasim me 36 për qind të ndërmarrjeve, raporton Fjala.

“Sidoqoftë, ndërmarrjet kishin raste më të shpeshta të mbingarkesës së nivelit më të lartë, ku 19.3 për qind e tyre ishin josolvent në raport me vetëm 8.4 për qind të individëve”, thuhet në raport.

Gjetjet e studimit për ngarkesën e ekonomive familjare mbështeten edhe nga Anketa e Buxhetit të Ekonomive Familjare të Agjencisë stë Statistikave të Kosovës, rezultatet e së cilës për vitin 2013 sugjerojnë që 44 për qind e ekonomive familjare nuk kanë mundur të përballojnë pagesat siç janë qiraja, kreditë, tatimet, shpenzimet komunale, faturat, dhe mirëmbajtjet e rregullta/Insajderi.com