Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi të mërkurën se 779 pacientë të infektuar me Coronavirus po marrin trajtim mjekësor në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Sipas njoftimit, 659 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Aktualisht në Klinikën Infektive janë 92 pacientë, Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive) ka 60 pacientë, Klinika Infektive III (Interno) ka 44 pacientë, Klinika e Pulmologjisë ka 80 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive kanë 29 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë ka 6 pacientë dhe Klinika e Pediatrisë ka 3 pacientë.
Ndërkaq, në spitalet rajonale renditja është si vijon: Spitali i Prizrenit ka 105 pacientë, Spitali i Gjakovës 59 pacientë, Spitali i Pejës 132 pacientë, Spitali i Gjilanit 65 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 14 pacientë, Spitali i Mitrovicës 39 pacientë dhe Spitali i Ferizajt 51 pacientë./Insajderi.com