Që nga e hëna në Kosovë kanë humbur jetën nga Coronavirusi gjithsej 49 pacientë, njofton Insajderi.
Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i viktimave ka shkuar në dy mijë e 178.
Dy rastet e para me COVID-19 në vend janë shënuar me 13 mars. Që nga ajo kohë, gjithsej 105 mijë e 375 persona janë infektuar, prej të cilëve 94 mijë e 630 janë shëruar. Numri i rasteve aktive është tetë mijë e 567
Vetëm në 24 orët e fundit, sipas IKShPK-së, pesë pacientë kanë vdekur, janë regjistruar 187 raste të reja, ndërsa janë shëruar 456 të tjerë./Insajderi.com