Tre anëtarët ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Jeff Butel, Herb Amato dhe Magdalena Ziolo dhe dy të tjerë vendorë, transmeton Insajderi.
Pas dorëheqjes së tre anëtarëve kanë dhënë dorëheqje edhe kryetari i Bordit të KShC-së, Gazmend Luboteni dhe nënkryetarja Vjollca Krasniqi, të cilës edhe ashtu i skadonte mandati brenda një muaji.
Siç njoftohet, anëtarët kanë dhënë dorëheqje pasi nuk kanë pranuar të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsion.
Këtë e kanë konfirmuar nga AKK për Gazetën Online Insajderi, në përgjigjen e të cilëve thuhet se në vitin 2020 tre zyrtarë të lartë ndërkombëtarë nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë nuk kanë bërë deklarimin e rregullt të pasurisë edhe pse janë të obliguar, e që një gjë të tillë të njëjtët nuk e kanë bërë as në vitin paraprak.
“Agjencia kundër Korrupsionit ka pranuar njoftimin nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në vitin 2020 që në mesin e zyrtarëve të lartë nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë janë tre zyrtarë ndërkombëtar të cilët janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e rregullt të pasurisë, por të njëjtën informatë AKK nuk e ka poseduar në vitin paraprak”, thuhet në përgjigjen e AKK-së, të cilët shtojnë se ky agjencion ka ndërmarrë veprimet konform kompetencave ligjore. /Insajderi.com