5 të mitur e torturojnë, e lidhin dhe tentojnë ta përdhunojnë një 8 vjeçar në Durrës

5 të mitur e torturojnë, e lidhin dhe tentojnë ta përdhunojnë një 8 vjeçar në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth tre javë më parë në fshatin Arapaj të Durrësit. Një 16-vjeçar së bashku me katër bashkëmoshatarë të tij kanë tentuar të përdhunojnë një të mitur të moshës 8 vjeç në ambientet e shkollës “Myslim Hida”.

Sipas “Ballkan Web”, 5 djemtë e kanë lidhur të miturën në katin e katërt të shkollës, ku e kanë ngacmuar seksualisht. Ka qenë vajza ajo që ka rrëfyer gjithçka pasi është gjetur e lidhur nga mësuesit e shkollës. E mitura mësohet se është pyetur më tej edhe në prani të psikologes e punonjëses sociale.

Ngjarja, e cila është mbajtur e fshehtë nga Policia e Durrësit, është zbuluar vetëm pas arrestimit të sotëm të 16-vjeçarit. Risjellim në vëmendje se një rast tronditës ndodhi pak kohë më parë në Kavajë, ku një vajzë 14-vjeçare u abuzua seksualisht nga disa moshatarë.