5 të vdekur dhe 237 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

5 të vdekur dhe 237 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Kanë vdekur pesë persona nga COVID-19, derisa 237 të tjerë janë infektuar nga ky virus vetëm 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Gjithashtu, sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, janë shëruar 139 persona brenda orëve të njëjta.

Të infektuarit kanë dalë nga testimi i gjithsejtë 555 mostrave të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 6.917 raste nga 33.844 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 169 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Rastet pozitive janë nga këto komuna: Prishtinë 71 raste, komuna Gjakovë 27 raste, komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe nga 1 rast komunat: Dragash, Prizren, Kaçanik, Shtime dhe Suharekë.