Pesë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, ku tutje u tha se janë regjistruar edhe 358 raste të reja.
Rastet e reja pozitive me COVID-19 u shënuan nga gjithsej dy mijë e 275 mostra të marra për testim.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 341 pacientë.
Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 97 mijë e 459 raste, prej të cilëve 88 mijë e 301 janë shëruar, ndërsa tre mijë e tre persona kanë ndërruar jetë dhe gjashtë mijë e 152 janë raste aktive. /Insajderi.com