
Pesë vdekje dhe 160 raste të reja me Coronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.com.
Përmes një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar një mijë e 39 qytetarë, duke e çuar kështu në 149 mijë e 820 numrin e të shëruarve.
Po ashtu, MSH ka njoftuar se janë fhënë edhe 16 mijë e 339 doza të vaksinës kundër Coronavirusit, duke bërë kështu që numri i përgjithshëm i dozave të arrij në një million e 210 mijë e 128.
Tutje, është bërë e ditur se numri i rasteve active me COVID-19 është gjashtë mijë e 751./Insajderi.com