50 euro për çdo të infektuar me COVID-19 në Skënderaj, 100 për familjet e viktimave

50 euro për çdo të infektuar me COVID-19 në Skënderaj, 100 për familjet e viktimave

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se janë ndarë nga 50 euro për çdo qytetarë të kësaj komune të cilët janë infektuar me COVID-19 dhe nga 100 euro për familjet e atyre që kanë humbur jetën nga ky virus, njofton Insajderi.

Jashari ka thënë se vendimi u mor në seancën e fundit të Kuvendit Komunal për këtë vit, seancë kjo që u fllua me një minutë nderim në përvjetorin e sulmit të parë mbi familjen Jashari, si dhe Ditës së Veteranit.

“Në këtë mbledhje është votuar propozimi për subvencionimin e personave të infektuar me virusin COVID-19 në vlerë prej 50 euro, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do të subvencionohen me nga 100 euro”, ka thënë ai.

“Në bazë të këtij vendimi parashihet që personat përfitojnë nga kjo ndihmë vetëm në rast se arrijnë të sjellin dëshminë e testimit dhe rezultatit pozitiv nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHP)”, shtoi tutje Jashari.

Rreth procedurave të mëtutjeshme do të qytetarët e Skenderajt do të njoftohen me kohë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. /Insajderi.com