I kishte bërë gati 50 mijë euro të falsifikuara dhe po priste për t’i lëshuar në treg.
Bankënotat që po prodhoheshin ishin 5-she, 10-she dhe 20-she. Prodhimi po bëhej në një lokacion të fshehtë në Prishtinë.
Ato po i përgatiste një person i dyshuar me inicialet L.A.
Planin i L.A-së mbeti pa u realizuar meqë Policia e Kosovës, pasi kishte pranuar disa informacione, arriti ta identifikojë vendin ku prodhoheshin bankënotat dhe e arrestoi të dyshuarin, duke konfiskuar më pas edhe eurot e falsifikuara.
Policia, pas konsultimit me prokurorin kujdestar, e ka dërguar të dyshuarin në ndalim për 48 orët e ardhshme./Insajderi.com