500 mijë të vaksinuar në Shqipëri, Rama: Realizuam objektivin 29 ditë para afatit

500 mijë të vaksinuar në Shqipëri, Rama: Realizuam objektivin 29 ditë para afatit

Numri i të vaksunuarve kundër Coronavirusit në Shqipëri ka arritur në 50 mijë, transmeton Insajderi.

Objektivi për të vaksinuar gjysmë milioni banorë ishte deklaruar nga kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili kishte thënë se do të përmbyllej brenda muajit Maj.

Por, vetë shefi i ekzekutivit thotë se ky zotim është përmbushur përpara afatit, teksa shton se do të vijojnë vaksinimet e qytetarëve për të arritur në shifrën një milion.

“29 ditë para afatit të bërë publik realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve. Vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion tani”, shkruan Rama në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com

May be an image of 29 people and text