
501 qytetarë janë gjobitur për mosrespektimin e ligjit për COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Policia e Koosvës në raportin e përditshëm të tyre, ku tutje njoftohet se tiketa dënimi janë dhënë edhe pë rata të cilët nuk kane respektuar rregullat e trafikut.
903 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda periudhës së njëjtë kohore.
Ndërkohë janë raportuar tetë aksidente trafiku me të lënduar dhe 9 të tjera me dëme materiale.
Policia njofton se janë arrestuar 23 persona dhe shtatë të tjerë janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com