Qindra gjoba janë shqiptuar edhe brenda 24 orëve të fundit për shkak të mosrespektimit të masave ndaj pandemisë, njofton Insajderi.
Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka shqiptuar tiketa për gjithsej 504 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për COVID-19.
Gjatë kësaj periudhe kohore gjoba ka pasur edhe ndaj vozitësve për shkelje të rregullave të trafikut.
1087 persona janë gjobitur për këto shkelje, bëhet e ditur në raportin e policisë. /Insajderi.com