514 të hospitalizuar për shkak të Coronavirusit në Maqedoninë e Veriut

514 të hospitalizuar për shkak të Coronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e kaluara në spitalet COVID të të gjithë Maqedonisë së Veriut është njoftuar se po trajtohen gjithsej 514 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj thonë se 35 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 36 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Shtatë pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 35 pacientë po trajtohen në Veles dhe 51 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 40 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 26 në Prilep, 12 në kovid – qendër në Gostivar dhe 14 në Strugë. 17 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 12 në Koçan, nëntë në Kërçovë, 11 në Kavadar, gjashtë në Gjevgjeli.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 514 dhe ka rreth 740 shtretër të lirë. Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë Veriore.

Në Maqedoninë e Veriut arritën edhe 100 mijë vaksina kineze si donacion nga armata kineze.

Autoritetet e vendit fqinj shpresojnë se me këtë sasi të vaksinave do të përmirësohet edhe pasqyra epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut.

Vaksinimi, sipas institucioneve, shkon sipas dinamikës së paraparë, sipas moshës dhe deri në fund të javës pritet të vaksinohen edhe 8.000 personat e moshuar të u paraqitën dhe që kanë prioritet para të rinjve.

Po ashtu do të vaksinohen edhe pronarët, ndërsa nga java e ardhshme fillon edhe imunizimi i punonjësve që punojnë në infrastrukturën kritike, ndërsa qytetarët të cilët në Serbi u vaksinuan me AstraZeneca, dhe janë nën 60 vjet do të mund të rivaksinohen me Sinofarm ose Pfizer, ndërsa këtë duhet ta bëjnë te mjekët amë. /Insajderi.com