515 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

515 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Policia e Kosovës  njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 515 gjoba për ata të cilët nuk i kanë respektuar masat kundër përhapjes së COVID-19, njofton Insajderi.

Një ditë më herët, sipas raportit policor, janë shqiptuar 455 gjoba.

Këto tiketa bazën ligjore e kanë tek Ligji për Pandeminë, i miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Ky ligj ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Ndërkohë, për shkelësit e rregullave në trafik, policia ka shqiptuar një mijë e 291 gjoba./Insajderi.com