
532 qytetarë të Kosovës kanë marrë gjobë për mosrespektim të masave të vendosura për mbrojtje nga sëmundja COVID-19, njofton Insajderi.
Siç raportohet nga Policia e Kosovës, këto qindra gjoba janë shqiptuar vetëm brenda 24 orëve të fundit.
Veç kësaj policia ka shqiptuar edhe 914 gjoba trafiku.
Në raportin 24-orësh, PK ka njoftuar se në rrugët e Kosovës janë shkaktuar 16 aksidente trafiku me të lënduar dhe 14 të tjerë me dëme materiale.
Në po të njëjtën periudhë kohore, policia ka arrestuar 10 persona dhe gjashtë i ka dërguar në mbajtje. /Insajderi.com