
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar të martën se tetë persona kanë ndërruar jetë shkak i Coronavirusit.
Kështu numri i të vdekurve ka arritur në 533 si pasojë e virusit COVID-19.
Ndërsa numri i rasteve në total i të infektuarëve është 13 mijë e 601.
Numri i të shëruarve ka arritur në 9.792, ndërsa raste aktive mbeten 3.276
Komuna më e prekur mbetet ajo e Prishtinës, vetëm në njëzetekatërorët e fundit u regjistruan edhe 38 raste ne kryeqytet. /Insajderi.com