539 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

539 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Tiketa dënimi për mosrespektimin e masave anti-COVID’19, po vazhdojnë të shqiptohen nga Policia e Kosovës, njofton Insajderi.

Brenda 24-orëve të fundit janë shqiptuar 539 gjoba për personat që nuk repsektuan këto masa.

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 90 aksidente e janë shqiptuar 904 tiketa trafiku.

29 persona janë arrestuar, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit. /Insajderi.com