54 të shëruar dhe 42 raste të reja me COVID-19

54 të shëruar dhe 42 raste të reja me COVID-19

Ndonëse numri i personave të shëruar nga Coronavirusi sot është dukshëm më i vogël sesa gjatë ditëve të kaluara, ai vazhdon të jetë më i ngritur sesa rastet e reja positive, njofton Insajderi.

54 persona të shëruar, 42 të infektuar dhe asnjë vdekje – është bilanci i fundit i regjistruar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri total i rasteve pozitive është 15 mijë 705 raste nga 69 mijë 108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është një mijë e 347.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj”, thuhet tutje në raportin e përditshëm të IKSHPK-së. /Insajderi.com