54 vdekje për katër ditë nga Coronavirusi në vend

54 vdekje për katër ditë nga Coronavirusi në vend

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar 13 vdekje të reja me Coronavirus, të dielën.

Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 8.799 nga 37.411 testime.

249 persona kanë humbur jetën në Kosovë pas infektimit me COVID-19, vetëm në katër ditshin e fundit 54 qytetarë kanë ndërruar jetë.

IKShPK, po kërkon nga qytetarët ta shtojnë kujdesin e sidomos të respektojnë në mënyrë strikte të gjitha udhëzimet shëndetësore.

Të dielën pozitiv me Coronavirus ka rezultuar edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti. /Insajderi.com/