540 mijë euro dëme të shkaktuara nga vërshimet në Malishevë

540 mijë euro dëme të shkaktuara nga vërshimet në Malishevë

Dëmet të cilat janë shkaktuar nga vërshimet që ndodhën para disa ditëve në Malishevë janë 540 mijë euro, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin e vlerësimit të cilin e ka bërë publik Komuna e Malishevës për vlerësimin e dëmeve gjatë vërshimeve të fundit.

“Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në ekonomitë familje, në vlerë prej 263 mijë e 600 euro, pastaj në biznese në vlerë prej 230 mijë e 300 euro, në bujqësi vlera e dëmit të vlerësuar është 11 mijë e 940 euro, në objekte publike 26 mijë euro dhe dëme tjera në vlerë prek 11 mijë euro”, thuhet në raport.

“Raporti i komisionit për vlerësimin e dëmeve:

Duke u bazuar në Aktvendimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës të datës 12.01.2021, nr. 01/11, për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqsit tjera në Komunën e Malishevës, komisioni menjëherë pas marrjes së këtij vendimi ka dalë në teren duke bashkëpunuar edhe me kryetarët e fshatrave, dhe ka bërë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuar nga reshjet e shiut dhe të borës. Komisioni i përbërë prej 5 anëtarëve, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij aktvendimi, ka dalë në teren dhe e ka bërë vlerësimin sipas kategorive të ndryshme: Gjatë kësaj  kohe kemi bërë mbi 116 vlerësime të dëmeve”, bëhet e ditur tutje nga ky komision. /Insajderi.com