
Numri i tiketave të shqiptuara si pasojë e mosrespektimit të masave anti-COVID në Kosovë vazhdon të jetë i lartë, njofton Insajderi.
Policia e Kosovës vetëm brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 548 gjoba për shkak të mosrespektimit të Ligjit për COVID-19.
Poashtu PK gjatë kësaj periudhe kohore ka shqiptuar edhe 965 tiketa trafiku.
Ndërkohë që kanë ndodhur 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale.
14 persona u arrestuan, tetë persona u dërguan në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit. /Insajderi.com