55 mijë doza të reja të vaksinës antiCOVID pritet që të vijnë të hënën në Kosovë, njofton Insajderi.com.
Lajmin e ka bërë të ditur, Arianit Beqiri, bashkëpunëtori i kryeministrit, Albin Kurti.
Beqiri përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se aktualisht në vend janë 186 mijë e 48 doza të vaksinës kundër Coronavirusit.
“Në stoqet tona për momentin janë: – 38,610 vaksina Pfizer në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK). Mirëpo, janë edhe +15,000 vaksina që janë nëpër komunat përkatëse. – 132,438 vaksina AstraZeneca. Sot pritet të vijnë rreth 55,000 doza të reja”, ka shkruar ai.
Kurse, tashmë është rritur interesimi i qytetarëve për të marrë vaksinën kundër COVID-19, por që nuk kanë mundësi të vaksinohen për shkak se nuk po arrijnë të gjejnë termine të lira për t’u vaksinuar.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të dielën se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 11 mijë e 458 doza të vaksinës antiCOVID, duke e çuar kështu në 808 mijë e 78 numrin e përgjithshëm të dozave të dhëna. Deri më tash, 269 mijë e 312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID./Insajderi.com