550 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale

550 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 550 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në spitale, përcjell Insajderi.

Sipas njoftimit, 452 pacientë janë të konfirmuar pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 417 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Ndërsa, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 226 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rënduar, 175 të konfirmuar pozitivë dhe 182 me oksigjeno-terapi.

“Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave, Klinika Infektive, 94 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 34 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 79 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë”, thuhet në njoftim.

Kurse, në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 324 pacientë, ku prej tyre 18 në gjendje të rënduar, 277 të konfirmuar pozitivë dhe 235 me oksigjeno-terapi.

“Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 51 pacientë, Spitali i Gjakovës, 68 pacientë, Spitali i Pejës, 74 pacientë, Spitali i Gjilanit, 40 pacientë, Spitali i Ferizajt, 38 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 38 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 13 pacientë”, thuhet tutje në njoftim. /Insajderi.com