
Qindra tiketa dënimi janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar rregullat anti-COVID-19, njofton Insajderi.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj kohe në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 585 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.
Bazuar në raportin 24-orësh të PK-së, gjithashtu janë shqiptuar edhe 994 gjoba trafiku.
Ndërkohë, bëhet e ditur se në këtë periudhë kohore kanë ndodhur 23 aksidente trafiku me të lënduar dhe 35 aksidente me dëme materiale. /Insajderi.com