Me 288 rastet positive të konfirmuara të martën, numri i rasteve aktive në Kosovë ka shkuar në pesë mijë e 879, njofton Insajderi.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se që nga fillimi i pandemisë në Kosovë gjithsej 58 mijë e 687 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës dhe një mijë e 471 raste kanë përfunduar me vdekje.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 256 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51 mijë e 337.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje që të respektohen masat antiCOVID-19.
Ndërsa, pavarësisht thirrjeve për respektim të masave, partitë politike po vazhdojnë të mbajnë tubime elektorale.
Pikërisht për këto tubime, Inspeksioni në Prishtinë ditë më parë ka gjobitur subjektet politike.
Deri tani janë dënuar Lidhja Demokratike e Kosovës (dy herë), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Gjobat janë shqiptuar nga dy mijë euro./Insajderi.com