596 gjoba të shqiptuara ndaj personave që nuk respektuan masat anti-COVID

596 gjoba të shqiptuara ndaj personave që nuk respektuan masat anti-COVID

596 personave u janë shqiptuar gjoba nga Policia e Kosovës për shkak të mosrespektimit të masave ndaj pandemisë COVID-19, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të PK-së, ku thuhet se policia ka shqiptuar edhe 976 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut.

Ndërsa, përgjatë këtyre orëve janë arrestuar 27 persona, 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë janë dërguar në vuajte të dënimit.

Po ashtu në raport, polica bën të ditur se në rrugët e Kosovës janë shkaktuar 19 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 13 më të lënduar. /Insajderi.com