6.109 raste aktive me COVID-19

6.109 raste aktive me COVID-19

6.109 raste aktive me COVID-19 janë deri më 29 janar në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të enjten regjistroi edhe 316 infeksione e 195 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 59.304, i të shëruarve në 51.713 – ndërsa 1.653 janë vdekjet e regjistruara deri më tash.

Komuna më e prekur mbetet Prishtina, vetëm në njëzetekatër orët e fundit u raportuan 116 infeksione të reja. /Insajderi.com