6.221 raste aktive në Kosovë

6.221 raste aktive në Kosovë

Më shumë se 6 mijë raste apo saktësisht 6.221 persona momentalisht në Kosovë janë të infektuar me virusin COVID-19.

Një pjesë e tyre janë të hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitale rajonale, ndërsa pjesa më e madhe të vetizoluar nëpër shtëpitë e tyre.

Vetëm të premten u regjistruan 721 raste të reja kundrejt vetëm 60 të shëruarve për ta ngritur dukshëm numrin e infeksioneve aktive.

732 qytetarë kanë ndërruar jetë që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars.

Qeveria e Kosovës të premten nxori vendimin për masa kufizuese gjatë vikendit që përfshinë gastronominë, supermarketet dhe shumë aktivitete të tjera biznesore.

Vatra e Coronavirusi vazhdon të mbetet kryeqyteti. Prishtina të premten regjistroi 316 raste të reja. /Insajderi.com