6 mijë e 4 persona nën mbikëqyrje të IKSHPK-së, kanë pasur kontakt me personat e infektuar

6 mijë e 4 persona nën mbikëqyrje të IKSHPK-së, kanë pasur kontakt me personat e infektuar

30 raste të reja janë konfirmuar sonte me COVID-19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, në këtë mënyrë numri në total i të prekurve me virus ka arritur në 510, shkruan Insajderi. 

Në njoftimin e IKShPK-së, është bërë e ditur se nën mbikëqyrje janë 6.004 persona, raste të kontakteve.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6.004 kontakte të rasteve”, thuhet në njoftim.

Numri total i të prekurve ka arritur në 510, teksa 93 kanë arritur të shërohen teksa janë shënuar edhe 12 vdekje në vend nga COVID-19./Insajderi.com

Lexo edhe:

Plus 30 raste me Covid-19

Shërohen nëntë pacientë nga Koronavirusi