6 mijë e 721 raste aktive me COVID-19 në vend

6 mijë e 721 raste aktive me COVID-19 në vend

Gjashtë mijë e 721 raste po vazhdojnë të jenë aktive me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje u tha se deri më tani një mijë e 520 persona me COVID-19 kanë humbur jetën.

Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me virusin Corona, është 62 mijë e nëntë raste.

I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 53 mijë e 768 pacientë të shëruar.

IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 321 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit një pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 313 pacientë. /Insajderi.com