Në Spitalin e përgjithshëm të Pejës, gjashtë pacientë janë në gjendje të rëndë të cilët janë infektuar me COVID-19.
70 pacientë të dyshuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës
Nga këta pacientë 59 janë të konfirmuar dhe 11 në pritje të rezultateve.
Nga pacientët e shtrirë 20 janë në oksigjeno terapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit pesë mjekë, 7 infermierë dhe dy bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19. /Insajderi.com/