Po përkeqësohet situata

6 pacientë në gjendje kritike me COVID-19, 85 të shtrirë në Infektivë

Pas ditëve të fundit me shumë raste pozitive me COVID-19, edhe numri i personave të shtrirë në infektivë është rritur ndjeshëm. Janë gjithsejtë 85 të shtrirë me këtë virus, por gjashtë prej tyre njoftohet se janë në gjendje kritike.

6 pacientë në gjendje kritike me COVID-19, 85 të shtrirë në Infektivë

Në raportin e Klinikës Infektive në QKUK, bëhet e ditur se në klinikë janë të shtrirë 100 raste.

Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 85 raste.

42 raste janë duke u trajtuar ne reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste në gjendje kritike, njofton Insajderi.

Sot nga klinika do të lirohen 8 raste të shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe 2 raste ende pozitive, por në gjendje stabile.

Në njësinë intensive tek objekti i Mjekësisë Sportive janë 3 pacientë, 1 i intibuar dhe 2 me CPAP.

Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 22 raste të dyshuara me Covid-19 dhe 4 raste me Covid-19 pozitiv

që pritet të transferohen në Klinikën Infektive./Insajderi.com