6 të vdekur dhe 264 raste pozitive me Coronavirus

6 të vdekur dhe 264 raste pozitive me Coronavirus

Gjashtë persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë shënuar 264 raste të reja pozitive.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, në një konferencë për media.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 990 mostra, nga të cilat 264 rezultojnë pozitive, 6 raste të vdekjes dhe 205 pacientë janë shëruar”, ka bërë të ditur Ramadani.

Ndërkohë, në të dhënat e fundit të publikuara nga IKSHPK është bërë e ditur se rastet e vdekjeve janë nga Prishtina, Gjilani, Mitrovica e Prizreni.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (82, 80, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç).”, ka njoftuar IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 49.169 raste nga 173.145 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.262 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.773 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.134./Insajderi.com