Në Maqedoni po rritet numri i viktimave me COVID-19
Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni ka regjistruar 156 raste të reja me COVID-19 dhe 6 persona që kanë ndërruar jetë.
Katër viktima janë nga Shkupi, kurse dy viktima janë nga Tetova, që gjetën vdekjen në përballje me COVID-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 po rritet çdo ditë e më shumë, teksa Maqedonia e Veriut filloi të lehtësojë masat shqetësimi është rritur.
Ky shqetësim po rezulton i vërtetë pasi çdo ditë po raportohen vdekje që për një vend me popullsi jo shumë të madhe si Maqedonia e Veriut, gjendja mund të konstatohet që është shumë e rëndë. /Insajderi