6 viktima dhe 146 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

6 viktima dhe 146 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

79 të shëruar, 146 raste të reja, 6 humbje jete në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Insajderi.

Në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë shëruar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Në raportimin e përditshëm, Ministria bën me dije se aktualisht në spital janë duke marrë trajtim 115 persona, 16 prej të cilëve janë në terapi intensive ndërsa 5 të intubuar. 79 persona që janë shëruar nga  Coronavirusi e kanë çuar totalin nga nisja e pandemisë në 3695./Insajderi.com