60 aktakuza për 24 orë në prokuroritë themelore, prinë Mitrovica

60 aktakuza për 24 orë në prokuroritë themelore, prinë Mitrovica

Gjatë 24 orëve të fundit në prokuroritë themelore janë ngritur 60 aktakuza kundër 66 personave për vepra të ndryshme penale. Ndërkaq me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 21 persona.

sipas raportit të Prokurorisë së Shtetit, komuna e Mitrovicës prinë me numrin më të madh të aktakuzave të ngritura nga ky institucion.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit janë ngritur 14 aktakuza për raste të ndryshme si “Rrezikim i trafikut publik“,“Kanosje“, “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare“, “Vjedhje e shërimeve komunale“, si dhe “Vjedhje pylli“.

Raste të tjera të ngritjes së aktakuzave dhe ndalimeve ka pasur edhe në komunat e, Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Gjakovës, dhe Ferizajt.