60 mijë aplikime për shtesat e fëmijëve

60 mijë aplikime për shtesat e fëmijëve

Ministria e Financave ka njoftuar të mërkurën se 60 mijë është numri i nënave të cilat kanë aplikuar për shtesat e fëmijëve.

Aplikimi është i hapur për të gjithë fëmijët e lindur në periudhën 2015-2021.

“Për të aplikuar për Shtesa për Fëmijë referohuni në vegëzën në vijim: https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index…”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Aplikimi për fëmijët 2015+ është i hapur nga 16 tetori deri më 24 tetor.

Fillimisht Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që të ndajë nga 20 euro në muaj për fëmijët nga 0 deri në 24 muaj dhe nga 10 euro për ata nën 16-vjeç.

Por, më pas ministri Hekuran Murati njoftoi se “për shkak të përformancës së mirë financiare dhe hapësirë fiskale të krijuar, është marrë vendimi që prej këtij muaji të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje”./Insajderi.com

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati