60 minuta takim – Kurti dhe Mustafa ende brenda Kuvendit

60 minuta takim – Kurti dhe Mustafa ende brenda Kuvendit

Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë duke vazhduar takimin brenda objektiti të Kuvendit.

Dyshja ende nuk kanë dhënë asnjë detaj nga takimi që ka nisur para 60 minutash.

Gazeta Insajderi ka raportuar më herët se VV pritet që të shkojë në takim me LDK-në me një propozim konkret të ndarjes së pushtetit.

Siç merr vesh Gazeta Insajderi, Vetëvendosje në oferte ka vendosur që LDK-ja t’i ketë gjashtë ministri dhe presidentin, kështu kanë thënë burimet burime brenda VV-së. Por në anën tjetër, në LDK kanë thënë në kushte anonimiteti se nuk do ta pranojnë këtë oferte.

Sipas këtij burimi, LDK-ja kërkon 7 ministri dhe presidentin.

Ndryshe, në mbledhjen e mbajtur sot të VV-së, është vendosur të mos respektohet afatin kohor prej 48 orësh, të cilin ia ka dhënë presidenti i vendit, Hashim Thaçi për propozim të mandatarit për kryeministër.

“Në respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 84 pika 14 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO 103/14, subjekti ynë do të bëjë propozimin për mandatarin për Kryeministër. Këtë propozim do t’ia dërgojmë me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e VV-së./Insajderi.com

Nis takimi – ja çfarë ofron Kurti për Mustafën