600 vdekje në Kosovë si pasojë e COVID-19

600 vdekje në Kosovë si pasojë e COVID-19

Me katër vdekjet e raportuara të hënën në Kosovë numri i të vdekurve ka arritur në 600.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar bilancin ditor sa i përket virusit COVID-19.

Edhe pse në Kosovën në fillim vdekjet kanë qenë në numër më të vogël, muajt e fundit janë raportuar çdo ditë vdekje, njofton Insajderi.

IKShPK vazhdimisht ka deklaruar se shumica e rasteve të vdekjeve kanë qenë me sëmundje shoqëruese.

Institucionet përkatëse kanë apeluar për kujdes maksimal në përballje me pandeminë. /Insajderi.com