Qytetarët që nuk po respektojnë masat për COVID-19 po vazhdojnë të gjobiten nga organet kompetente, njofton Insajderi.
Edhe gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shpërndarë tiket për personat të cilët nuk kanë respektuar masat anti-COVID.
Në raportin e Policisë njoftohet se janë shqiptuar 603 tiketa ndaj atyre që shkelen masat e Qeverisë.
Ndërkaq, gjoba janë shqiptuar edhe për personat që nuk kanë respektuar rregullat e trafikut rrugor.
561 persona të cilët kanë dalë jashtë këtyre rregullave, janë gjobitur nga PK. /Insajderi.com