604 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

604 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, njoftoi të shtunën se në spitalet e vendit janë duke u trajtuar për COVID-19 gjithsej 855 pacientë, njofton Insajderi.

Prej tyre, 604 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me këtë virus.

Ndërsa sa i përket gjendjes së tyre, 14 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 28 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 595 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 524 raste të reja me Coronavirus, 566 të shëruar, ndërsa janë raportuar 12 raste të vdekjes./Insajderi.com