Të shtëna me armë zjarri në Podujevë

Të shtëna armësh janë dëgjuar para pak minutash në fshatin Siboc të Podujevës. Sipas raportimeve të para nuk ka persona të lënduar.

Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamje në adresë të Llapi.info, një veturë është qëlluar disa herë me armë.

Sipas pamjeve , forca të shumta të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.