608 kosovarë udhëtuan drejt Gjermanisë të infektuar me COVID-19

608 kosovarë udhëtuan drejt Gjermanisë të infektuar me COVID-19

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, ka bërë të ditur se vetëm brenda katër javësh në territorin e Gjermanisë nga Kosova kanë shkuar 608 persona të infektuar me COVID-19, njofton Insajderi.

Me këtë rast Ambasada kosovare në Gjermani u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të respektojnë rekomandimet shëndetësore, dhe po ashtu sapo të hyjnë në Gjermani t’u nënshtrohen testeve.

Përndryshe kjo ambasadë thotë se do të ballafaqohen me masa të ashpra nga autoritetet gjermane.

“Ju lutemi të bëni kujdes gjatë pushimeve në Kosovë dhe të zbatoni udhëzimet e Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Apelojmë po kështu që posa të futeni në territorin e Gjermanisë të bëni testet- në aeroporte dhe vendbanimet ku jetoni. Përndryshe do të ballafaqoheni me masa të ashpra nga autoritetet gjermane”./Insajderi.com