Një 61 vjeçare është arrestuar të enjten nga policia në Shqipëri pasi e njëjta u kap në ambientin e një hoteli duke kryer marrëdhënie seksuale me një 29 vjeçar, transmeton Insajderi.
Sipas policisë, shtetasja me inicialet N.P aktin e kishte kryer me shtetasin O.P në këmbim të pagesës.
“Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u arrestuan në flagrancë për veprat penale ‘Prostitucioni’ dhe ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’, shtetasja N. P., 61 vjeçe, banuese në Fier dhe shtetasi O. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, sepse në bulevardin “Zogu i Parë”, në ambientet e një hoteli, shtetasja N. P. është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin O. B., kundrejt shpërblimit”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com