Njësia Speciale e Kosovës arreston të shumë kërkuarin Kastriot Shalën në Hajvali

Njësia Speciale e Kosovës arreston të shumë kërkuarin Kastriot Shalën në Hajvali

Para pak castesh është arrestuar grabitësi i kërkuar për shumë muaj nga Policia e Kosovës, Kastriot Shala. Ai është arrestuar pas një aksioni të madh të Njësisë Speciale.

Sipas asaj që merret vesh Shala është arrestuar pas një aksioni të madh të Njësisë Speciale dhe arrestimi i tij është bërë në Lagjen Hajvalia në Prishtinë.

Shala së bashku me dy të tjerë kanë qenë të kërkuar me muaj të tërë nga Policia e Kosovës. Mbi ta rëndojnë akuza të grabitjeve të armatosura në Kosovë.

Së bashku me Shalën, të kërkuar ishin edhe Ridvan Ademi e Leutrim Latifi. Të tre këta për shumë muaj ikën nga duart e Policisë së Kosovës, teksa jo rrallë herë ata postuan video nëpër rrjete sociale duke u talluar me Policinë.

Para pak kohës në Mal të Zi, u arrestua Leutrim Latifi, teksa Ridvan Ademi ende mbetet në kërkim.  Të tre këta nga Policia e Kosovës, ishin cilësuar si persona shumë të rrezikshëm.