622 gjoba për mosvënien e maskave

622 gjoba për mosvënien e maskave

622 qytetarë janë dënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e mosrespektimit të masve anti-COVID, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës ka shqiptuar 622 gjoba dhe në vazhdimësi do të ketë gjoba për të gjithë që nuk i respektojnë masat e marra anti-COVID nga Institucionet shëndetësore dhe shtetërore.

Ligji për pandeminë ka 29 nene që rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe të kontrollit të pandemisë COVID-19.

Ndërsa, në nenin 24 pika 5 e këtij Ligji, thuhet se të gjithë ata që nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /Insajderi.com