Disa minuta pasi deputeti i PDK-së, Nuredin Lushtaku iu sul gati në sulm fizik deputetit të VV-së, Glauk Konjufca që po lexonte një pjesë të deklaratës së kryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku të shkëputur nga letra “Kënd e vrava unë”, Lëvizja Vetëvendosje, ka shpërndarë një video nëpërmjet së cilës ka shkruar se Konjufca e ka thënë të vërtetën.
“Shiheni se si deputetët e PDK-së irritohen nga e vërteta që ua thotë deputeti Konjufca, në lidhje me hipokrizinë e tyre për luftën e UÇK-së”, thuhet postimin e VV-së në Facebook.
Deputeti Konjufca lexoi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, një pjesë të letrës së Sami Lushtakut me titull “Kënd e vrava unë”
“Një kontribut shumë i madh kundër neve, është dhënë prej bashkëpartiakëve madh kundër neve është dhënë prej bashkpartiaktëve, prej juve po thotë, prej bashkëpartiakëve, prej ministrave dhe zëvendësministrave. Lobimi i tyre intensiv nëpër ambasada dhe te EULEX-i kundër neve për një kohë të gjatë i ka dhënë frytet e tyre të duhura, dhe të pritura. Dhe kjo është arsyeja pse po dënohemi. Sa prej juve të PDK-së pajtoheni me këtë deklaratë. E qe unë po ua tregoj se kush e ka dhanë. E ka thanë qaj është dënuar në rastin Drenica. Sami Lushtaku. Sami Lushtaku”, ka thënë Konjufca.
Kjo ka bërë që deputeti i PDK-së, Nuredin Lushtaku të reagoj duke u nisur drejt foltores së Kuvendit për të kërkuar sqarim nga Konjufca.
Por po të mos ishte shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti që me urdhër të shefit të PDK-së dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ndaloi ndonjë sulm të mundshëm të Lushtakut ndaj Konjufcës./Insajderi.com
Biseda e shkurtër mes Lushtakut dhe Konjufcës:
Lushtaku: Ti je qeky që i ka thënë kriminel Sami Lushtakut.
Konjufca: Kush i ka thënë kriminel Sami Lushtakut? Edhe ky nuk mundet me më than kush çka them, unë e lexova një deklaratë dhe tillë dhe ju pyeta ju a po pajtoheni.
[iframe id=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGOInsajderi%2Fvideos%2F2109318815960604%2F&show_text=0&width=560″]